Unë nuk e votoj má Albinin!

Nga Tomë Gashi

O popull mbane mend kurdo qe te kete zgjedhje une má nuk e votoj Albinin.
Qysh me votu Albinin kur eshte krejt KUNDËR :

-zajednices (ata para tij ishin Për zajednicen)
-demarkacionit ( ata para tij ia falen Malit te Zi 8250 hektare)
-faljes se territorit te Kosoves Maqedonise ( ata para tij ia falen 2500 hektare Maqedonise)
-gjykates speciale (ata para tij e votuan gjykaten speciale)
-shitjes se KEDS ( ata para tij e shiten Kedsin/ apo ia falen dhenderrit te Erdoganit)
-vjedhjes ( ata para tij vodhen krejt cka munden ne Kosove)
-keqperdorimeve ( ata para tij keqperdoren gjithcka)
-ndarjes se Kosoves ( ata para tij perpak sa e ndane)
-ndarjes se Ujmanit me Serbine ( ata para tij e ndane Ujmanin)

Albini eshte kunder marreveshjeve ne Bruxel qe Kosoven gati e bene autonomi te Serbise
( ata para tij per 10 vite nenshruan cdo gje qe Serbia kerkoi te realizoj brenda territorit te Kosoves)
Albini eshte kunder atyre qe privatizuan toke Kosove 1€ ari, ( ata ia shiten vetvetes here 1€ ari, here 3.5€ nje ari, here max 6€ nje ari).
Albini eshte kunder autostradave te 1 miliard eurove neper toka te atyre qe e blen nga 1€ arin.

Qysh me votu Albinin qe i qet prej punes njerezit qe kurre nuk kane shku ne pune,e rroga kane marre!
Hajt qysh ?
Qysh me votu Albinin ne zgjedhjet e ardhshme kur me 14 shkurt i ka kthjelle edhe partit opozitare aq shume sa qe ende jan ne trans

E pra qysh me votu Albinin e qysh me votu Levizjen VETËVENDOSJE!
Hajt qysh…

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey