Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim kërkon mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 28 dhjetor 2025

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashit, lidhur me caktimin The post Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim kërkon mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 28 dhjetor 2025 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 14, 2025 - 20:00
 0
Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim kërkon mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 28 dhjetor 2025

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashit, lidhur me caktimin e datës së përsëritjes së zgjedhjeve lokale në katër komuna të vendit, përfshirë edhe komunën e Gostivarit.

Në kërkesë theksohet se mosarritja e censusit në procesin e kaluar zgjedhor ka dëshmuar rëndësinë e daljes sa më të madhe të qytetarëve në votime, në mënyrë që kryetari i komunës të zgjidhet me legjitimitet dhe pjesëmarrje të gjerë.

Duke pasur parasysh se në media është përmendur data 11 janar 2026 si datë potenciale për zgjedhjet e përsëritura, Unioni vlerëson se kjo datë nuk është më e përshtatshmja për qytetarët e Gostivarit, veçanërisht për mërgatën që gjatë muajit dhjetor kthehet në vendlindje në numër të madh.

Për këtë arsye, Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka propozuar që zgjedhjet lokale të përsëritura në Gostivar të mbahen më 28 dhjetor 2025, datë e cila, sipas tyre, do të mundësonte pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve dhe mërgatës.

Në njoftim, Unioni shpreh besimin se Kryetari i Kuvendit do ta kuptojë drejt këtë iniciativë, e cila synon rritjen e përfshirjes qytetare dhe krijimin e kushteve që edhe mërgata – si pjesë e rëndësishme dhe aktive e komunitetit gostivaras – të marrë pjesë në vendimmarrjen për kryetarin e ri të komunës.

Kërkesa është nënshkruar nga Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim dhe mban datën 13 nëntor 2025.

The post Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim kërkon mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 28 dhjetor 2025 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .