Uran Ismaili për dorëheqjen e Krasniqit: Jam shumë krenar për punën e tij – vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja!

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, duke shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për kontributin e tij shumëvjeçar në parti. Në një postim në Facebook, Ismaili kujtoi bashkëpunimin e gjatë me Krasniqin, duke theksuar se për gati dy dekada kanë bërë

Nëntor 12, 2025 - 20:00
 0
Uran Ismaili për dorëheqjen e Krasniqit: Jam shumë krenar për punën e tij – vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja!
Uran Ismaili për dorëheqjen e Krasniqit: Jam shumë krenar për punën e tij – vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja!

Uran Ismaili për dorëheqjen e Krasniqit: Jam shumë krenar për punën e tij – vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja!

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, duke shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për kontributin e tij shumëvjeçar në parti.

Në një postim në Facebook, Ismaili kujtoi bashkëpunimin e gjatë me Krasniqin, duke theksuar se për gati dy dekada kanë bërë çdo hap politik bashkë.

Reagimi:

Me Memlin e kam bërë çdo hap në politikë, tash e dy dekada. Jam shumë krenar për punën e tij, por edhe për dashninë e madhe që gjithmonë ia ka dhënë PDK-së. Memli ka hapur rrugën për një brez të tërë aktivistësh që e kanë nisur punën me të dhe pas tij. Pas një pune të madhe e të ndershme, sot Memli me bindje të plotë dhe me dinjitet të jashtëzakonshëm dha dorëheqje për të krijuar një momentum të ri për PDK-në dhe Kosovën. Për Memlin, PDK ka qenë gjithmonë e para – përtej çdo kalkulimi personal.

Memli, të jam thellësisht mirënjohës për gjithë punën, dashninë dhe angazhimin që ke dhënë për PDK-në dhe për Kosovën. Sot, PDK është më lartë dhe me rezultate më të mira se kur ke marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr.
Shumë krenar me ty. Vazhdojmë bashkë drejt fitoreve të reja!