Urdhri u dha direkt nga Trump, si u vra në aeroport komandanti më i fuqishëm i Iranit (FOTO)

Komandanti më i fuqishëm ushtarak i Iranit, gjenerali Qasem Soleimani, është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Irak. 62-vjecari i kishte shtrirë operacionet ushtarake të republikës islamike në Lindjen e Mesme si kryetari I forcave të saj elitë Quds. Soleimani u vra ne aeroportin e Bagdadit, së bashku me një grup milicësh të mbështetura nga Teherani.

Urdhri për sulmin është dhënë nga presidenti Donald Trump. Kjo vrasje përbën një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve mes Ëashingtonit dhe Iranit.

Teksa shpallte tre ditë zije në vend, lideri suprem Iranian, Ajatollahu Ali Khamenei tha se: “kriminelët pas këtij sulmi I pret një shpagim I ashpër”. Gjenerali Soleimani shihej gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran pas Khameneit.

Forca e tij Quds, një njësi elitë e rojeve revolucionare Iraniane, i përgjigjej direkt Ajatollahut ndërsa vetë Soleimani lartësohej gati në nivelin e figurës së një heroi kombëtar. SHBA ndërkohë e konsideronte komandantin e Forcës Quds si terrorist, ndërsa njësinë e konsideronte përgjegjëse për vdekjen e qindra amerikanëve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey