Vajza e Xhaferit do ta mbikëqyr ngrohjen e Shkupit

Kush tjetër do të kujdeset për ngrojen e shtëpive (banesave) në Shkup? ESM ishte obliguar nga qeveria për të formuar tre shoqëri për prodhim, furnizim dhe distribuim të energjisë për ngrohje, me qëllim që të marrin pjesë në Shpalljen Publike për nxemjen nga BEG, të cilës Komisioni Rregullator për Energjetikë ia mori liçencat, transmeton gazeta Lajm, informacionin e portalit “Faktor“. Besiana Xhaferi Beqiri vajza e kreut të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, është zgjedhur në Këshillin mbikëqyrës të ESM’së për furnizim me energji ngrohjeje, një nga tre shoqëritë e saporegjistruara me të cilat elektranat shtetërore do të konkurrojnë për marrjen e ngrojes së qytetarëve të Shkupit, ka njoftuar portali “Faktor“. Sipas portalit në fjalë, me ESM’në do të udhëheq me 6 muaj mandat Mesud Jakupi (IT administrator) i njohur për opinionin si shef i Shtabit zgjedhor të BDI’së në Studenican, kurse në Këshillin mbikëqyrës përvec Besiana Xhaferi Beqirit do të jenë edhe Petar Petrovski dhe Zorica Giovska./Faktor

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey