Vaksinimi kundër Kovid-19 nga nesër pa termin të caktuar

Procesi i vaksinimit në vend po zhvillohet pa pengesa. Përveç spitaleve publike dhe pikat vaksinale në shtet, vaksinimi realizohet edhe në shtëpitë e pleqve. Nga nesër vaksinimi do të jetë pa termin të caktuar dhe po ashtu do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri 16 vjet.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se gjatë 24 orëve ishin vaksinuar 9.213 qytetarë, ndërsa prej tyre 7.751 kanë marrë dozën e parë. Deri tani në Maqedoni janë aplikuar 662.372 vaksina, ndërsa 245.231 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas paralajmërimeve të MSH-së, nga nesër fillon vaksinimi në terren përmes pikave mobile, përkatësisht secili që do të dëshirojë të vaksinohet do të mund ta bëjë pa termin të caktuar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey