Vala e të nxehtit: Rritet numri i pacientëve në urgjencë

Qytetarët të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell, të shmangin dalje në ambient të hapur nga ora 10:00 deri në orën 17:00, të mbajnë veshje adekuate si dhe të kenë kujdes në përdorimin e udhqimeve, janë këto disa nga këshillat që mjekët vazhdimisht rekomandojnë gjatë kësaj priudhe ku në vend po mbretëron mot ekstrem i nxehtë.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë numër enorme, megjithatë dukshëm është shtuar numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në repartin e ndihmës së Shpejtë në Tetovë. Më së shpeshti, sic thotë mjeku Besnik Memedi, ankohen pacientët mbi 60 vjeç, fëmijët dhe të sëmurit kronik, prandaj rekomandon që qytetarët të mbrohen sa më shumë nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, si dhe kujdes të shtuar ndaj dietës ushqimore.

BESNIK MEMETI –MJEK

“Periudhën e fundit për shkak të temperaturave të larta kemi rritje të numrit të pacientëve që drejtohen në repartin tonë, por ne gjithsesi rekomandojmë që qytetarët tu largohen aktiviteteve fizike prej orës 10 deri ora 17, të konsumojnë më tepër lëngje, ushqim të lehtë, pacientët që janë në terapi kronike ta përdorin terapinë në rregull, të mbrohen foshnjet dhe fëmijët.”

Nga ana tjetër me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet për helmim nga ushqimi. Për t’u parandaluar një gjë e tillë, duhet të kihet kujdes rreth asaj se çfarë konsumojmë.

BESNIK MEMETI –MJEK

“Janë aktiv viruset që tangojnë sistemin gastrointensinal, simptomat më të shpeshta janë vjellje, barkqitje, numri është në rritje. Apeli ynë është të kenë kujdes në ushqimin që konsumojnë, sigurisht pastërtia të jetë në nivel, mirëmbajtja e ushqimit, konsumimi i mënjëhershëm pas përgatitjes”.

Ditëve të fundit edhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari apeloi qytetarët të kenë kujdes se cfar konsumojnë dhe ku i kryejnë blerjet e produkteve, sidomos atyre që prishen lehtë, ndërkaq nëse frekuentohen objekte hotelerike të zgjidhen operatorët që kujdesen për higjienën, sigurinë dhe që kanë reputacion të mirë në këtë drejtim.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike thonë se vala e nxehtë nga Sahara do të mbretërojë edhe disa ditë, kurse nga e premtja pritet që temperaturat t`I kthehen normalitetit, kurse ekziston mundësia që në disa vende të ketë rreshje të shiut. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey