Valdet Xhaferi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit Komunal në Gostivar
Me shumicë të votave, respektivisht me 13 nga 23 vota aq sa numëron përbërja e re e këshillit komunal, Valdat Xhaferi u zgjodh kryesuesi i ri i Këshillit të Komunës The post Valdet Xhaferi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit Komunal në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Me shumicë të votave, respektivisht me 13 nga 23 vota aq sa numëron përbërja e re e këshillit komunal, Valdat Xhaferi u zgjodh kryesuesi i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, raporton Gazeta Flaka.
Me 12 vota të këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim – AKI dhe një votë të këshilltarit nga radhët e LSDM-së, Xhaferi mori besimin e shumicës së këshilltarëve për të drejtuar këshillin komunal në mandatin e ri.
”Të dashur qytetarë të Gostivarit, Fitorja e madhe e 19 Tetorit nuk ishte vetëm një rezultat zgjedhor – ishte një mesazh i qartë besimi, shprese dhe bashkimi. Sot, në seancën konstituive të Këshillit Komunal, ky besim u kurorëzua me një tjetër përgjegjësi për mua dhe ekipin tonë: u zgjodha Kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit me 13 vota nga 23 këshilltarë, prej të cilëve 12 nga Beselidhja AKI dhe një mbështetje nga këshilltari i LSDM-së. Ky votim është nder, por mbi të gjitha është përgjegjësi. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët që na besuan dhe e vulosën këtë kapitull të ri për Gostivarin. Po ashtu, falënderoj këshilltarët tanë për mbështetjen e fuqishme dhe besimin e treguar sot. Faleminderit edhe kandidatit tonë për kryetar komune, z. Valbon Limani, i cili me vizionin dhe vendosmërinë e tij e udhëhoqi këtë betejë politike dhe na dha forcën për të arritur këtë fitore historike. Kontributi i tij do të mbetet boshti i shumë proceseve që do t’i ndërtojmë bashkë. Sot fillon puna jonë e vërtetë. Premtoj se do ta udhëheq Këshillin me ndershmëri, transparencë dhe frymë bashkëpunimi për çdo lagje, çdo familje dhe çdo qytetar të Gostivarit. E ardhmja jonë do të ndërtohet mbi punë, respekt dhe vendime të drejta. Gostivari meriton më shumë – dhe ne jemi këtu për ta bërë realitet. Me mirënjohje dhe me Gostivarin në zemër, tha Valdet Xhaferi, Kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit
VMRO-DPMNE votoi kundër, kurse PDT dhe VLEN të përmbajtur.
Kjo ishte marrëveshja mes partnerëve të koalicionit shqiptar, Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI për zgjedhjet lokale, bartës liste të jetë Valdet Xhaferi kurse kandidat për kryetar komune, Valbon Limani.
Sipas votimit të sotëm, duket që pjesë e koalicionit qeverisës në Gostivar, do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, LSDM. Në sencën konstituive, krahas kryetarit të këshillit, zgjidhen edhe organet e tjera të përbërjes së re të Këshillit Komunal. Gazeta Flaka
The post Valdet Xhaferi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit Komunal në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .