Van De Beek refuzon ekipin e madh

Ja cilin numër do ta bartë në fanellë Kajer te Milan

Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek ka përjashtuar mundësinë e përfundimit të një transferimi të janarit te Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer, i ka kushtuar theks të fortë firmosjes së një mesfushori në këtë dritare pas dëmtimeve të Paul Pogba dhe Scott McTominay,përcjell ORAinfo.

Ja cilin numër do ta bartë në fanellë Kajer te Milan

Van de Beek, i cili shijoi një fushatë të shkëlqyeshme 2018-19 me Ajax, është përmendur si një shënjestër për Djajtë e Kuq në këtë dritare.

Duke folur për temën e së ardhmes së tij, Van de Beek i tha Fox Sports Netherlands:

“Nuk është se unë mund ose dua të bëj diçka në këtë moment. E kam thënë edhe më parë dhe do ta them përsëri: Do të qëndroj në Ajax këtë sezon. Dhe ndoshta edhe sezonin e ardhshëm.

“Këto raporte në lidhje me Real Madridin ose Man United janë një shenjë e mirë, por tani nuk është e rëndësishme. Unë kam thënë që do të qëndroj në Ajax dhe do ta bëj këtë për 100 përqind”, ka thënë ai.

United thuhet se është në bisedime të përparuara për një marrëveshje për të nënshkruar mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes./ORAinfo/

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey