Varhelji: Opozita të mos e bllokojë eurointegrimin

Shpresoj shumë që tani e tutje të gjitha partitë politike në vend, përfshirë edhe opozitën, do të punojnë për të ardhmen evropiane dhe nuk do të fillojnë polemika dhe ngjallje emocionesh që nuk do ta çojnë vendin përpara dhe nuk do t’i sjellin asgjë të mirë, tha sot komisari evropian për zgjerim Oliver Varhei në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavski pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në Bruksel.

“Mesazhi ynë sot për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është shumë i qartë ne dëshirojmë që ju të jeni në BE, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Sot po ashtu i dërgojmë një mesazh të fuqishëm gjithë rajonit dhe përtej. Sa i përket KE-së, ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar fazën e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Kam shumë besim se me përcaktimin e Maqedonisë së Veriut, ne mund të punojmë shpejtë dhe shumë dhe në mënyrë efektive gjatë gjithë negociatave. Kryeministër unë dua të mbështetem tek ju dhe ekipi juaj, për të siguruar konsensus të gjerë nacional” – deklaroi Oliver Varheji./TS/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey