Varhelyi pas takimit me Pendarovskin bën thirrje për zgjidhje mes RMV-së dhe Bullgarisë

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili sot realizoi takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, deklaroi se është e rëndësishme që republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

“Theksova mbështetjen për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe nevojën që Këshilli i Bashkimit Evropian të pajtohet për kornizën negociuse. Është e rëndësishme që republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria të gjejnë një zgjidhje të pranueshme”, ka shkruar Varhelyi në Tviter pas takimit me Pendarovskin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey