Varrimi i Soleiman, shkon në 50 numri i viktimave

Ka shkuar në 50 numri i viktimave gjatë funeralit të gjeneralit Qassem Soleimani ditën e sotme. Sipas mediave të huaja lamtumira e gjeneralit u shoqërua me kaos, pasi mijëra njerëz nisën të shtynin njëri-tjetrin.

Teksa shumë njerëz ndodhen sot në qytetin e lindjes së komandantit të lartë, Kerman, njerëzit janë shtypur me njëri-tjetrin. BBC shkruan se ky qytet është një ‘qytet shkretëtirë’, i rrethuar nga malet.

Soleimani konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas liderit Suprem Khamenei. Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti dhe shpërthimi të një lufte midis SHBA dhe Iranit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey