Varrosen familja Haliti nga Gjilani që humbën jetën në Shqipëri

I jepet lamtumira e fundit familjes Haliti nga Gjilani që humbën jetën në Shqipëri.

Tre anëtarëve të familjes Haliti, Afrimit, Elfetës dhe Ferdinazes, iu është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Ata vdiqën në Shqipëri, pasi që dyshohet se janë helmuar nga kërpudhat gjatë qëndrimit në Gjirin e Lalëzit në Durrës.

Familjarët e tyre në një konferencë për media gjatë ditës së sotme kanë ngritur dyshime mbi vdekjen e familjarëve të tyre teksa bënë të ditur se nuk bëjnë akuza tani dhe sa fjalën e fundit e kanë rezultatet e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë. Familja Haliti ishte nga Gjilani, por prej ditësh kishte shkuar në Gjirin e Lalzit ku kishin blerë edhe një shtëpi prej 4 vitesh për të pushuar.

Por autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se ata kanë ndërruar jetë pasi kanë konsumuar kërpudhat që kanë mbledhur në pyll.

Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë ndërruar në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey