Varroset i vrari në Novosellë të Pejës

Bashkim Rrahimaj i cili u vra mesditën e djeshme në fshatin Novosellë të Pejës është varrosur sot, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen e tij, që sipas Prokurorisë dyshohet të jetë familjar ë viktimës, është ende në arrati.

Rrahimaj dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga djali i axhës së tij për shkaqe pronësore.

Policia e Kosovës ka shpallur person në kërkim, të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Novosellë të Pejës, e cila dyshohet të jetë bërë për çështje pronësore.

Faton Brahimi, 47 vjeç kërkohet për vrasjen e Bashkim Brahimaj, ndryshe kushëririt të tij.

Në raportimet e para u theksua se Brahimi kreu vrasjen me armë AK-47, në sy të familjarëve të tjerë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar për Express, se dyshohet se dorasi ishte i afërm i viktimës.

Tutje, Nikçi, tha se i dyshuari aktualisht është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje ta arrestojnë

“Njësitet relevantë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë. Dyshohet se një person me armë zjarri është privuar nga jeta. Dyshimet fillestare janë se vepra është kryer nga një i afërm i viktimës. I njëjti është në arrati dhe organet kompetente po bëjnë përpjekje për ta arrestuar”, ka thënë Nikçi për Express.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey