Varroset në vendlindje i riu nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Hotel Rogner në Tiranë

Sot në mesiditë në vendlindje (Kumanovë) në Maqedoninë Veriore është varrosur i riu nga Zvicra që humbi jetën tragjikisht në Hotelin Rogner në Tiranë.

Ne ceremonine e varrimit morën pjesë pos familjarëve edhe qindra miqë, kolegë e shokë nga Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Zvicra që kishin ardhur per t’i thëne lamtumiren e fundit djalit, vëllait, dajës, nipit, shokut dhe mikut Ajdin Mustafi 28-vjecar, njofton korrespodenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Nga Gjeneva moren pjesë mbi 30 shokë, kolegë e miq shqiptarë dhe zviceranë që kishi ardhur për ta përshëndetur për herë të fundit të ndjerin Ajdin Mustafi i cili la pas vet dy fëmijë (vajzë e djalë).

Në fund prindërit e tij falenderuan shoket dhe miqtë e djalit të humbur që kishin ardhur me kilometra të tëra për ta nderuar për here te fundit.

Ceremoia e varrimit u zhvillua sot në mesditë nën drejtimin Bashkesisë Islame të Kumanoves, imami xhamisë “Dituria” Gjenevë prof. Rijad Aliu për jeten dhe veprën e tij foli imami xhamisë së Kumanovës Iljasa ef. Mahmudi i cili ndër tjera tha se ishte punëtor dhe shembull integrimi ne Kantonin e Gjenevës në Zvicer.

Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës ishte shndërruar në një skenë krimi.

Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, një 28-vjeçar (A.M) ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

I riu 28-vjeçari nga Gjeneva i cili humbi jetën ditën e premte (10 shtator) pasi ra nga kati i pestë i Hotelit Rogner në Tiranë.

Ai humbi jetën tragjikisht pasi 28-vjeçari është mbështetur me shpinë në kangjellat e hotelit në katin e 5-të të cilat kanë qenë të ndryshkura dhe ka bërë që të bjerë mbi një mjet në parking.

Menjëherë është bërë transportimi për të spital ku ka ndërruar jetë. Qe nga ajo dite hetimet e polcise për vdekjen e të riut zviceran me origjinë shiptare ende vazhdojnë për të ndriquar rastin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey