Vazhdojnë kërkimet për shtetasin e tretë të Maqedonisë në Greqi

Sipas informacioneve të shërbimeve kompetente greke, kërkimet për shtetasin tonë të zhdukur në Greqi vijojnë edhe sot, ditën e gjashtë.

Si deri më tani, në kërkim do të përfshihen disa mjete të rojës bregdetare greke, një helikopter, si dhe një automjet dhe vullnetarë nga banorët lokalë.

”Përfaqësitë tona mbeten në kontakt intensiv me institucionet kompetente të Greqisë dhe familjen e të zhdukurit dhe çdo informacion do të transmetohet në kohë”, informuan nga ministria e Punëve të jashtme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey