Vazhdon të rritet numri i të shëruarve nga Covid-19, ja sa raste aktive kanë mbetur

Asnjë viktimë nuk është regjistruat në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë, pwrcjell ORAinfo.

Ndërsa edhe 18 raste pozitive me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Raporti nga IKSHPK:

Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822. /ORAinfo/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey