Vdekja e 4 turistëve rusë në Shqipëri, Prokuroria nis hetimet për vrasje

Prokuroria e Kavajës ka cilësuar vrasje në rrethana cilësuese vdekjen e katër turistëve rusë në mjediset e një hoteli në Qerret.

Deri tani Prokuroria nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë pavarësisht se e cilëson vrasje.

“Deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë”, thotë organi i akuzës.

Pasi kanë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni me ngjarjen, Prokuroria pritet të bëjë vlerësimin e tyre me njëra-tjetrën dhe të përcaktojë ecurinë e hetimeve.

“Janë marrë gjithashtu deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale. Të gjitha këto prova po vlerësohen në raport me njëra-tjetrën për të përcaktuar dhe ecurinë e mëtejshme të hetimit“.

Prokuroria e Kavajës thotë se po punon për “përfundimin e hetimeve në një kohë sa më shpejtë” dhe kërkon që të respektohet ruajtja e sekretit hetimor.

Kujtojmë se familja ruse, prindërit me vajzën dhe të fejuarin e saj u gjetën pa jetë në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit më 16 tetor.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey