Policia jep detaje.
Në Spitalin Rajonal të Pejës pasditen e së shtunës është dërguar një i burgosur i cili më pas ka ndërruar jetë, bën të ditur policia.
Të burgosurin e kishin dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq më pas ai ka ndërruar jetë.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rastin e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore është sjell i burgosuri mashkull K-Shqiptar, i cili më pas ka ndërruar jetë. Humbjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.