Vdekja e turistëve rusë, çfarë u sekuestrua në hotel

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes misterioze të katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës.

Sipas news 24 në hotel janë sekuestruar materialet e dezinfektimit për virusin Covid-19,pasi Mjekësia Ligjore ka kërkuar kontroll për dezinfektaktët e përdorur.

Mësohet gjithashtu se hoteli ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021.

Nga ana tjetër, Prokuroria po kontrollon për defekt në sistemin e ngrohjes, si dhe po këqyr kamerat filmike të hotelit.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së të premtes, ku u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit shtetasit çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey