Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.
Ata brohorisnin ‘Vdekja për Amerikën’ dhe ‘Amerika është djalli i madh’, ndërsa ecnin pranë arkivoleve të Soleimani, arkitekt i strategjisë globale ushtarake të Iranit dhe Abu Mahdi al-Muhandis, lideri i brigadës në Bagdad.
Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur në aeroportin e Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, mbrapa këtij sulmi. Gjithashtu, pritet që të dëbohen nga Irani të gjithë trupat amerikane.