“Vdekje Amerikës”, thirrjet e iranianëve në varrimin e Gjeneralit

Me mijëra persona kanë shoqëruar Gjeneralin Qasem Soleimani, i vrarë të enjten nga një operacion ushtarak i SHBA-ve.

Trupi i tij do të kthehet në Iran, ku edhe do të varroset në qytetin e tij të lindjes.

Soleimani ishte arkitekti i operacioneve të Iranit në Lindjen e Mesme dhe vendi është zotuar për “hakmarrje të rëndë”.

Presidenti iranian Hassan Rouhani u ka premtuar anëtarëve të familjes së komandantit të vdekur se amerikanët do të “ndiejnë ndikimin” e “aktit të tyre kriminal … për vite”.

Turmat në Bagdad ishin gjithashtu atje për të vajtuar vdekjen e Abu Mahdi al-Muhandis, një irakian, i cili komandonte grupin e mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, dhe drejtoi në mënyrë efektive Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF) – një ombrellë e militantëve në Irak ku mbizotërojnë grupet e lidhur me Iranin.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey