Vdes 20-vjeçarja që ishte lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

auto_shpp1614338641-2

Nga shpërthimi i bombolës së gazit më 5 janar në Ferizaj, së fundmi ka vdekur një vajzë ,e cila nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

20-vjeçarja ishte ndër katër personat që kishin shkuar për trajtim në Turqi.

“Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar. Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës”, thuhet në njoftimin e tij.

Shpërthimi kishte ndodhur në një lokal në Ferizaj, ku bombola e gazit kishte lënë 44 persona të lënduar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey