Vdes aktori i njohur

Aktori britanik Tom Wilkinson, i njohur për filmat si The Full Monty, Shakespeare In Love dhe The Best Exotic Marigold Hotel, ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur BBC. Wilkinson fitoi një çmim Bafta për “The Full Monty” të vitit 1997. Ai mori gjashtë nominime për Bafta në total, si dhe […]

dhjetor 31, 2023 - 13:00
 0  3
Vdes aktori i njohur

Aktori britanik Tom Wilkinson, i njohur për filmat si The Full Monty, Shakespeare In Love dhe The Best Exotic Marigold Hotel, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC.

Wilkinson fitoi një çmim Bafta për “The Full Monty” të vitit 1997.

Ai mori gjashtë nominime për Bafta në total, si dhe dy nominime për Oscar, për “Michael Clayton” dhe “In The Bedroom”.

Ai gjithashtu u shfaq në “Hotel Grand Budapest” dhe “Girl with a Pearl Earring”.