Vdes gazetarja e njohur shqiptare nga koronavirusi

Gazetarja nga Shkodra nuk i mbijeton koronavirusit.

Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi, nuk arriti ta fitojë betejën me COVID-19.

Dushi ka qenë një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare, raporton TCh.

“COVID-19 na mori një nga gazetaret që përveç një kolege e mike e mirë u kthye në një ‘nënë’ të dytë me këshillat që i jepte çdo kolegu gazetarë”, ka shkruar kolegu i saj, Ardi Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

“Pothuajse i gjithë brezi i ri gazetarëve në Shkodër u rrit në kompjuterin Tend. Në atë kompjuter gjenden fotot e gazetarëve që kur ishin ‘fëmijë’ e derisa u bënë më fëmijë. E vështirë për këdo t’i thotë lamtumirë Anila Dushit”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey