Vdes ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit

Ish futbollisti i Lirisë, Xhemajli Gashi ka ndërruar jetë sot.Gashi ka ndërruar jetë në Turqi, atje ku kishte udhëtuar për trajtim mjekësor. Lajmin për vdekjen e ish futbollistit e ka dhënë klubi prizrenas me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook. Ja postimi i klubit të Lirisë:“Ndërron jetë Xhemajli Gashi I ndjeri u nda […]

Prill 21, 2024 - 19:00
 0  31
Vdes ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit

Ish futbollisti i Lirisë, Xhemajli Gashi ka ndërruar jetë sot.Gashi ka ndërruar jetë në Turqi, atje ku kishte udhëtuar për trajtim mjekësor.

Lajmin për vdekjen e ish futbollistit e ka dhënë klubi prizrenas me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook.

Ja postimi i klubit të Lirisë:“Ndërron jetë Xhemajli Gashi

I ndjeri u nda nga jeta sot, në kohën ku ishte për trajtim mjeksor në Turqi.Opinioni sportiv në Prizren, do ta mbajë mend, si një ish futbollist që ka bërë karrierë në rininë e hershme në FC Liria.

Ndërkaq, më pas ka vazhduar me Juniorët dhe ekipin e parë (Seniorë) të Progres-exportit, ku luajti me mjaftë sukkes.I ndjeri është vëllau i ish drejtorit të FC Liria, Enis Gashi.

Opinioni lidhur me varrimin, do të njoftohet në ndërkohë.

FC Liria, ngushëllon familjen e të ndjerit, ish lojtarët e gjeneratës dhe komunitetin sportiv në përgjithësi”, shkruhet në postimin e klubit.