Vdes në motel 72-vjeçari shqiptar, partnerja e lë në dhomë dhe…

Një 72-vjeçar shqiptar nga Gjilani ka ndërruar jetë një ditë më parë në një dhomë hoteli. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pak kohë pasi i moshuari ishte futur në motel bashkë me një grua.

Pak orë pasi janë futur në motel, gruaja është larguar nga vendi, por është pikasur nga kamerat e sigurisë së ambientit. Ndërsa i moshuari është gjetur i pajetë në dhomë. Pasi e kanë gjetur, personeli i motelit ka lajmëruar policinë për të rapotuar ngjarjen e rëndë.

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani. “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,”- deklaron Hashani.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey