Vdes nga koronavirusi 41-vjeçarja shtatzënë

41-vjeçarja shtatzënë vdes nga koronavirusi.

Një grua shtatzënë ka vdekur sot nga koronavirusi. Lajmi për vdekjen e 41-vjeçares është konfirmuar nga Qendra Klinike, Universitare e Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka konfirmuar për Express se e njëjta kishte edhe sëmundje shoqëruese.

“Rreth orës 6:30 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”

Kujtojmë se sot gjatë ditës nga Covid-19 ka vdekur edhe një 21-vjeçare.

““Bazuar ne njoftimin nga njësia e Mjekimit Intensiv Qendror, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme te tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur te mbijetoj”, ka thënë më tutje Qyqalla

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey