Vdesin katër persona dhe infektohet 800 persona me COVID-19 në Shqipëri

Covid-19 në Shqipëri/ Mbi 800 raste të reja dhe 4 humbje jete.

Janë kryer 5257 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 869 qytetarë, në këto bashki:
292 raste në Tiranë, 68 në Durrës, 58 në Shkodër, 44 në Fier, 36 në Lushnje 31 në Vlorë, 24 në Elbasan, nga 20 raste në Lezhë, Kamëz, Korçë, nga 18 raste në Kukës, Sarandë, nga 17 raste në Kurbin, Kavajë, 14 në Berat, 13 në Krujë, 11 në Prrenjas, nga 10 raste në Kolonjë, Pogradec, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, 9 në Patos, 8 në Gramsh, 7 në Vau i Dejës, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Divjakë, Gjirokastër, nga 4 raste në Peqin, Skrapar, Roskovec, Vorë, nga 3 raste në Fushë Arrëz, Shijak, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, nga 2 raste në Belsh, Cerrik, Maliq, Finiq, Klos, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Tropojë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj.

Janë 12,585 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 869
Të shëruar në 24 orë 862
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5257

Testime totale 1,112,627
Raste pozitive 156,162
Raste të shëruara 141,038
Raste Aktive 12,585
Humbje jete 2,539

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5146
Shkodër 1555
Durrës 1064
Fier 1060
Vlorë 920
Lezhë 716
Elbasan 607
Berat 448
Korçë 288
Gjirokastër 291
Kukës 271
Dibër 219

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey