“Vdiq në duart e mija”, Beatrix Ramosaj tregon historinë e babait të saj

Beatrix Ramosaj, ka treguar një histori të dhimbshme.

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ka qenë në krye të mediave rozë javëve të fundit për shkak të lidhjes së saj me aktorin, Donald Veshaj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Beatrix u gjykua nga ndjekësit për shkak se ia ‘rrëmbeu’ ish të dashurin moderatores, Bora Zemani, të cilës i kishte komentuar në një fotografi të postuar me Donaldin, para hyrjes në shtëpi.

Ditën e sotme, këngëtarja në një bisedë me disa prej banoreve ka rrëfyer momentin prekës se si vdiq babai i saj.

“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën…Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam berë dhe kur isha e vogël”, u shpreh Beatrix.

Ndërsa, më 10 tetor, para se të hynte në shtëpi ajo publikoi një përkujtim të babit të saj në rrjete sociale duke shkruar: “Sot 10 Tetor, u bën 12 vjet që kur humba babain tim të dashur. Vazhdo prehu në paqe, Babi! Na mungon shumë! Telefononi babain tuaj dhe thojini se e doni”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey