Vedat Muriqi do të udhëtojë sot në Austri, aty do të bëjë testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën me Mallorcan

Gjithçka e kryer, Vedat Muriqi do të transferohet tek skuadra spanjolle që garon në La Liga, Mallorca.

Muriqi sonte do të udhëtojë në Austri, ku Mallorca po kryen fazën përgatitore. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, do të nënshkruajë kontratën 4 vjeçare dhe më pas do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

Gazetari spanjoll, Juanmi Sanchez ka treguar për ‘GazetaBlic Sport’ detajet e transferimit të Muriqit në Mallorca. 28 vjeçari do të kryejë sonte testet mjekësore dhe nesër do të fillojë stërvitjet parasezonale me ekipin në shtetin e Austrisë.

“Muriqi sot mbërrin në Austri, ku ekipi po zhvillon një fazë parasezonale. Aty do të nënshkruajë kontratën e re deri në vitin 2026, do të kalojë kontrollet mjekësore pranë qytetit të Fulpmes dhe nesër do të jetë me bashkëlojtarët. Ai nuk do të luajë me Genoan në një miqësore, por tashmë do të jetë me ekipin. Transferimi i tij është mbyllur për 8 milionë, por me bonuse (mund të arrijë në 9.5 nëse skuadra arrin të qëndrojë në La Liga). Ky operacion ka qenë i mundur falë faktit se Club Brugge anuloi transferimin e tij. Mallorca ishte e vëmendshme dhe shfrytëzoi rastin për të mbyllur nënshkrimin e tij”, tha Sanchez.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey