Vehbi Kajtazi akuza të rënda ndaj Grupit të Kumanovës

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, thotë se Grupi i Kumanovës “janë një bandë kriminale”. Këto deklarime Kajtazi i ka bërë gjatë një emisioni debatues në RTV Dukagjini, duke treguar detaje edhe rreth hetimeve që janë bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, informon GazetaExpress.

Siç thotë Kajtazi, bazuar në këto hetime, Grupi i Kumanovës kishte planifikuar edhe ta sulmonte burgun e Sigurisë së Lartë për ta nxjerrë jashtë një person të quajtur Bedri Krasniqi, e të cilit Kajtazi i referohet si “kriminel”.

Në debatin për Grupin e Kumanovës është përfshirë edhe gazetari Vehbi Kajtazi. Ai ka deklaruar se Grupi i Kumanovës është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë ka shkuar në Maqedoni dhe ka luftuar me forcat policore të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë, raporton Express.

Kajtazi tutje ka zbuluar edhe udhëtimin e Ali Ahmetit drejt Prishtinës dhe takimet që ky i fundit kishte zhvilluar me Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Isa Mustafën, e nga të cilët kishte kërkuar ndihmë, meqë vetë Ahmeti ishte vënë në dijeni se një grup i armatosur nga Kosova po sillej nëpër Maqedoni.

“Ajo është një bandë kriminale, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë, në një zonë…cilat drejta të shqiptarëve? Një bandë kriminale prej ktuhit po shkon për të drejta të shqiptarëve atje. A e din që ka pas hetim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kjo bandë ka planifiku me sulmu Burgun e Sigurisë së Lartë me e nxjerr një kriminel tjetër, si Bedri Krasniqi, dmth ne po i harrojmë këto sende e këto fakte. Maqedonia, qaj Gruevski i keq, edhe nëse po na dëgjojnë le të flet dikush ndryshe, përfaqësues i Gruevskit në Prishtinë, ka ardh Ali Ahmeti, i cili e ka taku Ramush Haradinajn dhe ja ka tërhjek vërejtjen për një grup që po sillen anej të armatosun, por s’ka marr përgjigje. Ramushi po na dëgjon, le të thotë ndryshe. E ka taku Hashim Thaçin, i cili s’është këtu, e ka taku Kadri Veselin, e ka taku kryeministrin Isa Mustafa. Të gjithë këta tu kërku zgjidhje sepse një grup prej Kosove i armatosun ka shku atje edhe po shkakton trazira. Paraprakisht ka qenë ai incidenti në stacionin policor në kufi, dmth ku kanë hy i kanë ç’armatos policët. Mos t’bahemi opurtunista na tash me thane këtu a a janë terroristë a jo. Ata kanë shku në një shtet tjetër të armatosur prej Kosove, dhe ata udhëheqësit e tyre i kanë marr do pare sepse kanë dal dëshmitë nja 3 milionë euro që ka pagu shërbimi maqedonas, ata udhëheqësit kanë dasht do pare, e një pjesë e tyre përnime se kanë ditë as ka po shkojnë”, ka deklaruar Kajtazi.

Kajtazi ka thënë se e di se pas kësaj deklarate do të fillojnë sharjet për të, por se nuk mërzitet për këtë gjë.

“Cilat liri e të drejta të shqiptarëve, cilat t’drejta edhe kush u ba me i zgjedh këto drejta të shqiptarëve me shkun atje nja 30-40 veta, 50 veta me i zgjedh këto të drejta. Po, leni more këto, se këto janë opurtunizëm dhe politikë që bajnë ata atje. Thellë-thellë shumica mendojnë qashtu, por tash vec kqyrin mos ta lëndojmë se aty është kunati i Albulena Haxhiut, se aty është një tjetër . Ata janë një bandë kriminale, e cila ka shku në Maqedoni, ka luftu me forcat policore maqedonase, shqiptare, janë vra atje nja tetë policë, disa prej tyre shqiptarë, janë vra edhe një pjesë tjetër dhe ky rast është përmbyllë me aktgjykim të formës së prerë. Rasti është në Gjykatën Supreme të Maqedonisë , qysh t’vendosë Gjykata Supreme atje, na duhet me i besu krejt kësaj pune. Përndryshe, tash vec ia kanë nis ata me më sha, pre e me m’gri, po unë nuk mërzitna se nuk jam sikur kjo deputetja Blerta Deliu, e cila ka provu sa vështirë është më thanë të vërtetën në këtë vend. Ata janë kriminela”, ka thënë Kajtazi në Dukagjin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey