Ramiz Lladrovci
Vëlla Ali,
Me emocion e kujtoj atë ditë. Fati është në anën e trimit. Historia na dha të drejtë për angazhimet, përpjekjet dhe përkushtimin tonë për liri, deri në sakrificë. Jemi gjeneratë me fat që përjetuam çlirimin dhe përparimin e kombit tonë, krah kombeve e shteteve të zhvilluara.
Kontributi Juaj dhe mijëra shokëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë ka zënë vend në historinë e kombit tonë. Sot me nderim e kujtoj atë ditë të largimit tënd, ashtu siç i kujtoj shokët që nuk janë fizikisht më në mesin tonë.
Nderim i përjetshëm kontribuuesve të lirisë tonë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!