Vëllezërit shqiptarë mahnitin jurinë amerikane

Dy vëllezër nga Shqipëria, Arnold and Arton Balla, të cilët tashmë jetojnë në SHBA, kanë mahnitur me performancën e tyre jurinë e programit të njohur argëtues “America’s got talent”.

Akrobatët shqiptarë performuan para jurisë së përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum, Howie Mandel dhe Sofia Vergara, dhe arritën të marrin votat e jurisë për të vazhduar tutje në garën e emisionit amerikan të talentëve.

Njëri me profesion dizajner, e tjetri student i juridikut, vëllezërit Balla akrobacionin e kanë hobi dhe këtë dhunti kanë vendosur ta ndajnë para audiencës milionëshe nga mbarë bota.

Ata synojnë edhe çmimin final prej 1 milion dollarësh.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey