“Vend djallëzor…”, Edi Rama replikon me liderin suprem të Iranit

Kryeministri Rama konfirmoi se Ajatollahu Ali Khamenei po fliste për Shqipërinë një ditë më parë, kur në një fjalim tha se një vend i vogël europian komplotoi kundër vendit të tij.

“Duke qenë shumë prej sfidave vijnë përtej rajonit të OSBE, na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët. Me që ra fjala, po flas në emër të një vendi që u etiketua si një vend djallëzor në mes të Europës nga autoriteti i lartë i regjimi totalitar i Teheranit”, tha Rama.

Si pjesë të prioriteteve të kryesimit shqiptar të OSBE, Kryeministri tha se do t’i jepet përparësi luftës kundër anti-semitizmit.

“Si shoqëri që jeton në vëllazëri fetare, siç e ka përmendur Papa Françesku, ne do të ndihmojmë në përhapjen e kësaj vëllazërie. Por duhet të kujtojmë që marrja e saj si e mirëqenë është e rrezikshme”, tha Rama.

Ne kemi qenë i vetmi vend në Europë që kishim më shumë hebrenj pas Luftës II Botërore, se sa para saj”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey