Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 186-të
Ulja e çmimeve për produktet ushqimore për 10 përqind, është një nga vendimet e marra në seancën e 186-të të mbajtur sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Në këtë seancë u plotësua vendimi për ndalesën e çmimeve të shitjes në aksion dhe promovim. Ky vendim do të hyn në fuqi një ditë […]


Ulja e çmimeve për produktet ushqimore për 10 përqind, është një nga vendimet e marra në seancën e 186-të të mbajtur sot nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Në këtë seancë u plotësua vendimi për ndalesën e çmimeve të shitjes në aksion dhe promovim. Ky vendim do të hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
- LEXO: Bekteshi publikoi listën e produkteve ushqimore, të cilat prej nesër do të shiten me çmim më të lirë
Qeveria miratoi propozimin që të përpunohet Strategjia Nacionale për siguri në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë qëllim ka formuar Komiteti Drejtues për koordinim dhe përpunim të Strategjisë Nacionale për siguri në RMV, ku do të përfshihen edhe përfaqësuesit e Qeverisë dhe Presidencës.
Në seancën e 186-të u shqyrtua edhe teksti i Propozim-ligjit për amnisti, me vendim që të harmonizohet me institucionet përkatëse. Ky propozim-ligji ishte dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
U detyrua Këshilli i Inspektoratit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të marrë masa për zgjidhjen e statusit të inspektorëve tatimor komunal. Qeveria theksoi që ky problem që ka filluar nga viti 2019-të, duhet të zgjidhet duke i furnizuar insepktorët me licenca pune në bazë të Ligjit për kontrolle inspektuese.