Vendimi i Bale për të ardhmen do të shkaktojë ‘kaos’

Gareth Bale ende nuk është përcaktuar për të ardhmen e tij.
Ylli uellsian ishte në huazim te Tottenham Hotspuri nga Real Madridi deri në fund të këtij edicioni që përfundoi në fundjavën që shkoi.
Anësori e kërkon rikthimin te Los Blancos, me këta të fundit që janë të gatshëm ta shesin atë në këtë verë.
Lojtari ka edhe një vit kontratë me klubin nga La Liga, mirëpo ekziston një interesim i madh nga Spurs që ta mbyllë transferimin e tij.
Bale kërkon që të respektohet kontrata e tij deri në vitin 2022 dhe më pas të largohet si lojtar i lirë.
Por, Florentino Perez nuk dëshiron të paguajë uellsianin dhe në këtë verë dëshiron që t’i ndajnë rrugët, mirëpo nuk është aq e lehtë.
Përveç Tottenhamit, asnjë skuadër tjetër evropiane nuk është e interesuar për shërbimet e tij.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey