Vendimi i rëndësishëm/ Kryeministri lajmëron se kur do të kthehen shqiptarët e mbetur jashtë

Xhaxho: Përse kondicioneri është i rrezikshëm në kohën e koronavirusit

Xhaxho: Përse kondicioneri është i rrezikshëm në kohën e koronavirusit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda javës së ardhshme do të kthehen të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit.

“Nuk kemi linja ajrore me gjithë këto vende. Do të japim destinacione ku të mblidhen dhe do të shkojmë t’i marrim. Të kenë edhe pak fare durim. Besoj se deri në fund të javës do të kemi qartësisht planin dhe javën e ardhshme do të fillojmë kthimin. Brenda javës së ardhshme do të bëjmë kthimin e tyre. Pa diskutim!”, u shpreh ai në News 24.

Rama vlerësoi edhe marrëdhënien me opozitën.

“Ka një përmirësim në sjellje. Në fazën e parë ka qenë skandaloze. Unë uroj që ky përmirësim të vazhdojë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë me Presidentin, kryetarin e opozitës. Ka qenë një shkëmbim pikëpamjesh jo të njëjta dhe vërtetë kam menduar që sa gjynah që kur nuk ka kamera dhe popull që të ndjek, aftësia për të qenë të civilizuar është kaq evidente. Sikur të ishte komunikimi publik si ajo mbledhje, Shqipëria do të ishte nga pikëpamja e civilizimit publik shumë më lart se shumë vende të Evropës”, u shpreh ai.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey