Veprim qyqar dhe i shëmtuar: Kylian Mbappe kërcënohet me vdekje

Besoni apo jo, në Francë jo të gjithë janë adhurues të Kylian Mbappes. Ylli francez, i cili ka reaguar në Twitter kundër fyerjeve ndaj një vajze me sëmundje të rrallë, ka marrë kërcënim me vdekje, siç raporton Le Parisien.

Murali që ai ka në Bondy, qytetin ku është rritur dhe stërvitur si futbollist, është mbishkruar nga një grafit në të cilin shihet mesazhi: “Mbappe, ti ke vdekur”.

Përveç yllit të PSG-së, edhe Sylvine Thomassin, e cila kandidon për kryebashkiake të Bondy në fund të muajit, ka marrë ofendime të rënda për muralin.

Mesa duket ish-kryetarja e bashkisë së qytetit është kritikuar ashpër për paraqitjen në akte të ndryshme publike me Kylian Mbappen, akte të cilësuara si “instrumentalizim politik” nga kundërshtarët e saj, veçanërisht nga Stephen Harve, pas vizitës së ndërkombëtarit francez në qendrën e trajnimit të AS Bondy, në shoqërinë e Thomassin.

“Këto metoda, përveçse janë frikacake dhe mediokre, janë një sulm i ri ndaj demokracisë dhe demonstrojnë klimën e neveritshme që kundërshtarët e mi kanë ruajtur për muaj të tërë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Thomassin në rrjetet sociale, në reagimin e saj ndaj grafiteve.

“Ky mural ishte një simbol madhështor, një thirrje për të besuar në ëndrrat e dikujt dhe për t’u përpjekur gjithmonë për t’i arritur ato”.

“Sot edhe ky mesazh shprese është dëmtuar”, përfundon reagimi i tij.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey