Vërshimet në Turqi, rritet numri i viktimave

Turqia, po vazhdon të përballet me stuhi dhe mot të keq.

Ka shkuar në 38 numri i viktimave të vërshimeve në pjesën veriore të Turqisë. Ekipet e kërkim-shpëtimit po e vazhdojnë punën për të gjetur njerëz të zhdukur.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi të premten vonë përmes rrjeteve sociale se 32 persona kanë vdekur në provincën Kastamonu, ndërsa gjashtë të tjerë në Sinopin fqinj. E njëjta shifër u publikua edhe nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Disa njerëz janë zhdukur, por nuk dihet shifra e saktë. Politikani opozitar, Hasan Baltaci, tha se banorët i kanë kontaktuar autoritetet për të kërkuar informata rreth 329 njerëzve që dyshohet se janë zhdukur, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, e vizitoi të premten një ndër zonat më të prekura. Ai gjithashtu mori pjesë në funeralin e njërës prej viktimave dhe e udhëhoqi namazin para qindra banorëve në qytetin Kastamonu.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi si shtet sa më shpejt që mundemi dhe të ngrihemi nga hiri. S’mund t’i kthejmë qytetarët që i humbëm, por shteti ynë i ka mënyrat dhe fuqinë për t’i kompensuar ata që i humbën më të dashurit”, tha presidenti turk, i cili i anuloi aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të partisë së tij.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey