Veseli ia ktheu shpinën Haradinajt – këto janë vendimet e Limajt dhe Pacollit

Pas ftesës që kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, u bëri partnerëve të koalicionit për një takim konsultativ, këta të fundit janë deklaruar nëse do të takohen me të.

Bilall Sherifi, kryetar i grupit parlamentar të NISMA-s, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se kreu i kësaj partie do të shkojë në takimin e thirrur nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Sherifi theksoi se nuk e di nëse është takim i veçantë apo i përbashkët me partnerët e koalicionit.

“Fatmir Limaj ka marrë ftesë për një takim me Haradinajn. Nuk e di a do të jetë takim i veçantë apo me partnerët e koalicionit qeverisës, por e di që sot do të takohen, ndërsa orën nuk e di”, ka thënë ai.

Ndërsa, Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, në një deklaratë për Telegrafin ka lënë hapur mundësinë e pjesëmarrjes në këtë takim.

“Ne takime zhvillojmë me të gjithë. Në situatën e krijuar është Kushtetuta ajo që e përcakton procesin, pa marrë parasysh konsultat që ne i zhvillojmë. Ne jemi deklaruar që zgjedhjet janë opsioni që ne e konsiderojmë të duhurin për zgjidhjen e kësaj situate”, ka thënë ai.

Në anën tjetër kryetari i PDK-së Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme është shprehur se nuk do të marrë pjesë në këtë takim me arsyetimin se Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

The post Veseli ia ktheu shpinën Haradinajt – këto janë vendimet e Limajt dhe Pacollit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 30, 2019 3:36 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147747
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit