Vesh çizmet dhe bashkë me punëtorët pastroi për festën e Bajramit, kush është drejtori nga Shkupi (VIDEO)

Veshi çizmet duke iu bashkuar punëtorëve për të pastruar bashkë me ta me rastin e festës së Fitër Bajramit, por edhe 1 Majit. Ky është drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” në Shkup, Zudi Enuzi Koka, i cili tanimë disa muaj ka marrë këtë detyrë, përcjell INA.

Ai thotë se nuk heziton të bëjë secilën punë, pasi që puna është e dobishme dhe duhet vlerësuar. Por sidomos puna e ndërmarrjes së tyre është obligative për të pasur pastërti dhe ambient të pastër.

“Pastërtia shpirtërore dhe fizike është një nga dobitë më të mëdha të muajit të shenjtë të Ramazanit. Të tillë duhet të na gjejë edhe festa e madhe e Fitër Bajramit.

I nderuar që kolegët nga Higjiena Komunale më dhanë mundësinë të jem bashkë me ta, në festën e 1 Majit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit të shijoj kënaqësinë e të qenurit në shërbim të qytetarëve.

Bashkërisht pastruam të gjitha rrugët dhe oborret e xhamive në Shkup, për ti dhënë qytetit tonë një pamje më të bukur e të pastër në këtë festë madhështore”, thotë Zudi Enuzi Koka, i cili dy javë më parë i ka rritur rrogat punëtorëve, por duke premtuar avancim të mëtejshëm edhe të kushteve të tjera të punës. Ai vjen në këtë detyrë si kuadër nga Aleanca për Shqiptarët, në kuadër të koalicionimit në Qytetin e Shkupit. (INA)

https://fb.watch/cKtTRu7nfq/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey