Vetëvrasje apo…? Kush është 39-vjeçari që u gjet i vdekur në burg për Krishtlindje (FOTO)

Blerim Protoduari nuk e festoi dot Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. 39-vjeçari që mbahej i burgosur në burgun e Beratit, humbi jetën më 24 dhjetor, ndërsa ngjarja u raportua 4 ditë më vonë.

Gazeta SHQIP ka siguruar foton e viktimës, për të cilin u raportua se i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Por ndryshe nga informacioni zyrtar, të afërmit e Protoduarit ngrenë dyshime. Ata i thanë Gazetës SHQIP se ngjarja u mbajt e fshehtë dhe se nuk ka prova se 39-vjeçari është vetvarur me kabullin e televizorit në qeli. Sipas tyre,

“Ai vuante nga depresioni. E morën në burg për dhunë në familje, por është akuzuar me të padrejtë. Askush nuk na njoftoi për rastin. Pse u mbajt rasti i fshehtë 4 ditë nga policia. Kemi dyshime. Rrobat i kishte të mbuluara me gjak dhe na thanë se gjoja kishte kishte kafshuar gjuhën. Nuk besojmë se ishte vetvarje”, tha njëri nga të afërmit për Gazetën SHQIP.

Blerim Protoduari kishte rreth 7-muaj që ishte i burgosur për veprën penale “Dhunë në Familje”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey