Vezët “Kinder” po tërhiqen nga marketet, AUV: mos i hani, por ktheni ku i keni blerë

“Tërhiqen nga tregu në vend produktet e serisë “Kinder” të kompanisë FERERO, data e skadencës së të cilave skadon në datat 03.10.2022, 23.08.2022, 02.06.2022, 07.07.2022, 15.07.2022, 15.07.2022 dhe 30.06.2022″, njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Shërbimet inspektuese të AUV kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në operatorin e ushqimit “Atlantik Trade” SH.P.SH., importues i produkteve nga kompania “FERERO”. Kontrolli është bërë në bazë të njoftimit të marrë nga kompania FERERO d.o.o nga Zagrebi, Republika e Kroacisë, duke informuar se për arsye parandaluese disa seri të produkteve “kinder” po tërhiqen nga tregu në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

AUV-ja ka pranuar sot pasdite njoftimin nga Sistemi i Sinjalizimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASSF) të Bashkimit Evropian, i cili lajmëron se një produkt i dyshimtë çokollatë i këtij prodhuesi është hedhur në treg në vend.

Agjencia njofton konsumatorët që kanë blerë këtë lloj produkti, të mos e konsumojnë, ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey