VIDEO/ ‘Big Brother’ në derbin Partizani-Tirana, ja ku është ‘fshehur policia në stadium

Sharing is caring!

Policia e Shtetit në kuadër të masave të marra për mbarëvajten e ndeshjes Partizani-Tirana, ka ngritur dhe një grup pune në qendrën e monitorimit në “Air Albania”.

Në një video të publikuar nga uniformat blu shihet se policët monuitorojnë çdo lëvizje të tifozëve në shkallët e stadiumit dhe çdo shkelje e tyre do të dokumentohet.

“Salla e monitorimit dhe drejtimit në “Air Albania Stadium”. Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka inspektuar punonjësit e Policisë që kryejnë shërbim në kamerat që monitorojnë stadiumin për derbin Partizani-Tirana. Dervishaj u ka kërkuar punonjësve të Policisë që të regjistrojnë çdo rast të evidentuar nga kamerat, në rast se do ketë prishje të rendit apo hedhje të lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta”, shkruan Policia.

Sharing is caring!

Loading...
shares