VIDEO/ Toka ‘përpin’ autobusin dhe këmbësorët, disa të vdekur

Irani nis arrestimet e personave përgjegjës për rrëzimin e avionit

Irani nis arrestimet e personave përgjegjës për rrëzimin e avionitTë paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe 16 janë plagosur pasi një gropë e madhe në tokë “gëlltiti” një autobus dhe një numër këmbësorësh në Kinën qendrore.

Incidenti ndodhi në mbrëmje jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai. Pamjet e CCTV treguan një shpërthim në brendësi të tokës duke tërhequr brenda saj autobusin dhe kalimtarët.

Një numër njerëzish janë munduar të nxjerrin të aksidentuarit por ka qenë e pamundur pasi gropa ka nisur të zgjerohet. Sipas mediave shtetërore, diametri i gropës së krijuar ka qenë 10 metra.

Incidente të tilla janë bërë të shpeshta kohët e fundit në Kinë dhe shpesh fajësohen punët e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey