(VIDEO) VMRO-DPMNE: Qeveria LSDM-BDI po përpiqet ta fshehë skandalin me 1 ton drogë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp tha se kanë kaluar 1 muaj, ndërsa qeveria LSDM-BDI po përpiqet ta fshehë skandalin me 1 ton drogë që u zbuluar në aksion policor dhe se nga 5 nëntori nuk ka asnjë informacion nga institucionet.

“Hesht MPB, hesht Prokuroria, hesht dogana, heshtin të gjithë për këtë skandal të madh ku 1 ton drogë arriti në Aeroportin e Shkupit nga Dubai i paraqitur se galeri telefonash për një kompani të Shkupit dhe i njëjti është lëshuar të shkojë”, tha Kovaçki.

Sipas tij, institucionet heshtin për shkak se janë të përfshira në rast dhe se si ka mundësi që 1 ton drogë të hyjë përmes Aeroportit të Shkupit.

Kovaçki parashtroi disa pyetje që kanë të bëjnë me drogën e zbuluar si dhe me procedurën që po udhëhiqet.

“Shumë shpejt për këtë do të ketë përgjegjësi dhe ata që kanë trafikuar me drogë edhe për ata që kanë lejuar të kalojë ky krim”, tha Kovaçki.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey