Vijnë dhe ikin shqiptarët, tragetet plot nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas

Kanë rinisur normalisht lundrimet e trageteve nga porti detar i Durrësit në drejtim të brigjeve italiane dhe anasjelltas. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në orar dy tragetet e linjës Bari-Durrës.

Në mbrëmje, do të nisen tre tragete në drejtim të Barit dhe Ankonës. Puna vijon normalisht dhe në kalatat e terminalet e tjera portuale.

Janë ankoruar dy anije tregtare dhe në ditët në vijim kanë njoftuar ardhjen edhe 7 të tjera me mallra të ndryshëm importi, si grurë, kripë, ure, melaminë, llamarinë, etj.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey