Vijnë mërgimtarët, policia shton kontrollet! Kumanova në prag të festave të fundvitit

Kështu duket Kumanova në prag të festave të fundvitit. Në të gjitha rrugët vihet re trafik i rënduar. Kjo edhe si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve. E policia ka shtuar numrin e kontrolleve. Gjobat më të shpeshta janë për parkimi të gabuar, mos vendosja e rripit, mungesë e dokumentacionit dhe tejkalimi i shpejtësisë.

“Normalisht në këtë periudhë para festave të Vitit të Ri, lëvizjet janë më aktive në Kumanovë, kështu që ka shumë qytetarë që kanë hyrë në vendin tonë dhe normalisht ka më shumë vetura dhe shoferë”, tha Ivana Mladenovska, zëdhënëse e SPB Kumanovë.

Për të normalizuar trafiku, Emilia Slaridis-Janevska nga Sektori i Urbanizimit tha se kanë përgatitur Plan për qëndrueshmëri të lëvizjes urbane sipas të cilit do të rregullohet kaosi në trafik. Përmend planifikimin rrugor që daton nga vitet ’50 të paraparë për kapacitet më të vogël të automjeteve.

“Atëherë numri i automjeteve ishte më i vogël, pra diku nga 5000 deri në 7000 automjete, sot numri i automjeteve është dyfishuar, çdo familje ka të paktën një automjet, diku kemi edhe nga dy automjete. Ne nuk do ta prishim fondin e ndërtimit, për të zgjeruar rrugët por përkundrazi kemi miratuar një plan për lëvizshmëri të qëndrueshme urbane“, pohoi Emilia Slaridis-Janevska, udhëheqëse në Sektorin e Urbanizmit.

Janevska sqaroi se Plani për lëvizshmëri të qëndrueshme urbane promovon dhe ndjek tendencat bashkëkohore evropiane duke promovuar lëvizjen në këmbë, me biçikletë dhe transportit publik.

Ndryshe, Kumanova përballet edhe me mungesë të vendeve për parkim. Deri më tani ka vetëm një garazh shumëkatësh ndërsa në plan janë të ndërtohen edhe dy të tjera. Përveç kësaj po planifikohet rritja e parkimit përgjatë bulevardeve.

Кontrollet policore në qytet po bëhen edhe për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike, gjë që ndalohet me ligj.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey