Vijojnë ditët e nxehta, rënie të temperaturave nga e premtja

Moti me diell dhe shumë i ngrohtë vazhdon me temperatura deri 40 gradë deri në fundjavën e ardhshme, kur pritet të bien temperaturat dhe shi lokal me bubullima të rralla.

DPHM informon se deri të enjten moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura deri në 40 gradë. Pasdite, do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me reshje shiu dhe bubullima. Të premten dhe në fundjavë do të ketë temperatura më të ulta dhe shi lokal dhe me bubullima.

Nesër temperatura maksimale do të lëvizë nga 29 deri në 39 gradë, të mërkurën deri në 40 gradë, të enjten nga 32 deri në 40, të premten nga 29 deri në 48 gradë, të shtunën nga 27 deri në 36 dhe të dielën nga 28 në 37 gradë Celsius.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey